“Spitali Hygeia”ndërhyrje në një paciente që pësoi trombozë pas Covid

schedule20:39 - 9 Prill, 2021

schedule 20:39 - 9 Prill, 2021

Mjekët kirurgë kardiovaskularë të Spitalit Hygeia realizuan një ndërhyrje kirurgjikale në një paciente 75-vjeçare e cila pësoi trombozë pasi kaloi Covid. Kirurgu kardiovaskular Bledar Hodo thekson se e moshuara 3 javë pasi kaloi COVID  ka ndjerë dhimbje këmbësh e cila ishte një trombozë e arterieve në këmbë. Pasi të pastrohen arteriet gjendja e pacientes pritet të stabilizohet.

“Është një paciente 75-vjeçare e cila është diagnostikuar me Covid para 3 javësh, ka marrë terapinë. Mund të themi që ka qenë me simptoma të lehta në të mesme jo shumë e rënduar por pak a shumë e mesme, ka marrë trajtim në shtëpi. tre javë pasi ka kaluar sëmundjen ka ndjerë dhimbje në të dyja këmbët nga gjuri dhe poshtë dhe kur ecte kishte dhimbje të padurueshme. Erdhi në klinikën tonë dhe e diagnostikuan me trombozë,” sqaron ai.

Kirurgu Hodo deklaron se në pacientë që e kalojnë  Covid në gjendje të rëndë mundësitë për të kaluar në trombozë janë  më të mëdha.

“Pacientët që e kalojnë virusin në gjendje më të rëndë rreth 45-50% e tyre bëjnë trombozë në sistemin venoz dhe në mushkëri për arsye se kjo sëmundje nxit trombozën,” sqaron Hodo.

Për të shmangur gjendje të tilla mjeku kirurg këshillon pacientët që të konsultohen me mjekë specialistë për të përdorur hollues gjaku.

“Duhet të konsultohen me mjekun për përdorimin e holluesve të gjakut,” thotë ai.

Mjekët kirurge kardiovaskular të Spitalit Hygeia janë të specializuar dhe aplikojnë teknikat kirurgjikale nga me bashkëkohoret duke siguruar trajtim te suksesshëm të rasteve te tilla por jo vetëm. /abcnews.al