Dikur ishte “bleta punëtore” e Ramës sot me LSI, Brisi i “Tatimeve” ftesë socialistëve: Më votoni

schedule19:01 - 9 Prill, 2021

schedule 19:01 - 9 Prill, 2021

E fundit në listën e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve në mandatin e parë të qeverisë Rama u kërkon votat socialistëve në 25 prill për t’i përfaqësuar me partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi. Shehaj u është drejtuar socialistëve me një mesazh ku shpjegon se pse sipas saj LSI-ja është parti e socialistëve.

Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris? Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia: Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste! Pse nuk jam në PS?!

Ndryshimi ky është: Jam në një parti socialiste ku socialistët mendojnë për socialistët, dhe sepse kjo është ajo doja të bëja unë”, thuhet në mesazhin e përzgjedhur nga kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj./ db/ Abcnews.al