Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

BE pritet të arrijë imunitetin e tufës brenda korrikut

schedule09:20 - 9 Prill, 2021

schedule 09:20 - 9 Prill, 2021

Bashkimi Europian është në rrugën e duhur për të arritur  imunitetin e tufës deri në mes të korrikut, tha shefi i Taks-Forcës për vaksinat në BE, Thierry Breton për CNN.

“Ne kemi 53 fabrika për të prodhuar mjaftueshëm vaksina që do të jenë të nevojshme për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në mes të korrikut.”

Ai këmbënguli se BE po përpiqej shumë për ta realizuar diçka të tillë. Pasi të prodhohen dozat, i takon secilit shtet anëtar të administrojë vaksinat, tha Breton, duke shtuar se ai ishte në kontakt me të gjitha vendet e BE-së.



Breton tha se kishte besim te  AstraZeneca, duke thënë se është një vaksinë efektive.

I pyetur nëse BE do të miratonte vaksinën Sputnik V të Rusisë, ai tha se miratimi ishte në duart e rregullatorëve mjekësorë europianë. Por ai tha se edhe do të miratohej, kjo nuk do ta ndryshonte situatën në Europë menjëherë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!