Le të jemi të sinqertë. Shumica e njerëzve nuk e kanë të lehtë zgjimin në mëngjes, veçanërisht kur është pak ftohtë apo nuk ka zbardhur dita akoma. Por njerëzit e suksesshëm thonë: “Nëse fitoni mëngjesin, fitoni gjithë ditën”.
Zgjimi herët sjell disa përfitime për ju, të cilat abcneës.al do jua tregojë më poshtë.
Përfitime fizike
1. Ju ndihmon t’i përmbaheni një diete të shëndetshme. Duke qenë se keni kohë, nuk do të shmangni ngrënien e mëngjesit.
Ndihmon lëkurën tuaj të duket e shëndetshme. Duke u zgjuar herët i jepni mundësi lëurës tuaj të marrë “ajër”. Gjithashtu, një rutine të parashikueshme të gjumit siguron që lëkura juaj të marrë kohën e duhur për tu rinuar.
2. Keni më shumë kohë për t’u ushtruar. Gjumi herët do t’ju japë kohë të mjaftueshme që të stëriteni për të mbajtur trupin në formë.
Përfitime mentale
1. Përqendrim më të mirë. Zgjimi herët ju bën më vigjilentë gjatë orëve të mesditës, pasi keni pasur orë të mjaftueshme për t’u përshtatur me ditën.
2. Rrit produktivitetin tuaj. Ata që zgjohen herët kanë më shumë gjasa të jenë produktivë, pasi truri priret të jetë më vigjilent në mëngjes dhe do të keni më shumë energji gjatë ditës.
Përfitime emocionale
1. Përmirëson cilësinë e gjumit. Mbajtja e trupit në një rutinë të gjumit do ta bëjë më të lehtë nëse flini herët dhe zgjoheni herët. Duke respektuar oraret e gjumit do të ndiheni më mirë.
2. Ju ndihmon të shijoni një kohë të qetë. Është e habitshme që njerëzit nuk ngrihen herët. Bota është kaq e qetë dhe shpërqendrimi zero. Ju do të shijoni paqe dhe qetësi./e.b-abcnews.al