Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se nga nesër do të rinisin fluturimet e konfirmuara për datë e nesërme ndërsa bën me dije se oraret janë ndryshuar nga kompanitë ajrore.
Në njoftim thuhet që dy fluturimet për në Bergamo dhe Dortmund, që nuk janë bërë ditën e sotme do të bëhen nesër sipas orarit të përcaktuar ndërsa pasagjerët do të paraqiten me të njëjtën biletë
Njoftimi i plotë
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte, datë 9 Prill janë sipas linkut referuar në këtë postim.
Oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore.
Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të mësipërm. Ju lutemi pasagjerëve të këtyre dy fluturimeve që të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë.
Ju lutemi të gjithë pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
Në lidhje me afatin e tamponit, ju lutem kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë. Pranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni.
Për informacion në kohë reale ju lutem vizitoni
www.tirana-airport.com
Ju faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport
Nisjet nga Tirana për datën 9 Prill 2021
https://www.tirana-airport.com/shqip/c/59/nisjet-ne-kohe-reale
Mbërritjet në Tiranë për datën 9 Prill 2021
https://www.tirana-airport.com/shqip/c/60/real-time-arrivals
/mv.abcnews.al