Katër nga kontrollorët e trafikut ajror të shoqëruar në polici tashmë janë liruar. Lajmin e bëri të ditur për mediat avokati i punonjësve Rezart Kthupi.
Pra, numri i të shoqëruarve nga 28 zbret në 24. Deri tani, asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë. Kontrollorët e trafikut ajror në Albcontrol janë marrë në pyetje në DVP Tiranë.
Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania Albcontrol bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim. Shkak është bërë shpallja e paaftësisë së përkohshme nga ana e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur, nuk janë dëgjuar për një vit dhe se u janë pushuar kolegë nga puna. sb/abcnews.al/