Gjysmëfinalet e Kupës: Llapi befason Prishtinën, Dukagjini triumfon në Istog

schedule17:05 - 7 Prill, 2021

schedule 17:05 - 7 Prill, 2021

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës kanë prodhuar rezultate shumë interesante, pasi skuadrat udhëtuese kanë triumfuar dhe do kërkojnë që në kthim në shtëpi të “vulosin” kualifikimin në finale.

Prishtina, fituese në fuqi e Kupës së Kosovës, është mposhtur nga Llapi me rezultatin 2-3. Bardhekaltrit e kanë mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit falë një goli të shënuar në fundin e ndeshjes.

Ekipi nga Podujeva arriti të shënonte tre gola, për gati një orë lojë. Ahmed Januzi ndëshkoi dy herë skuadrën e tij, ndërsa më pas realizoi edhe Shabani. Prishtina reagoi për dy minuta me Prapashticën, kurse në minutën e 90-të Pefqeli ringjalli shpresat e vendasve për ndeshjen e kthimit.

Takimi tjetër, mes skuadrave të ligës së parë, u mbyll me fitoren e Dukagjinit ndaj Istogut. Skuadra e drejtuar nga Armand Dallku triumfoi me rezultatin 1-2 dhe fatet e ndeshjes i vendosi mbrojtësi Elton Basriu, i cili ka luajtur edhe në Superiore.

Më parë Merlaku kishte shënuar në portën e Istogu, kurse Jahaj me penallti nuk ia doli të barazonte. Mazrekaj shënoi pesë minuta më pas, por Dukagjini riktheu epërsinë dhe tani është pranë finales së Kupës së Kosovës. /abcnews.al

Kupa e Kosovës – Faza gjysmëfinale
Istogu-Dukagjini 1-2
Shënues:
Mazrekaj 75’ / Merlaku 28’, Basriu 77’
Prishtina-Llapi 2-3
Shënues:
 Prapashtica 65’, Pefqeli 90’ / Januzi 6’, 57’, Shabani 63’