Calja: Drodha një Europë të tërë, emri im do mbahet mend gjatë

schedule10:39 - 7 Prill, 2021

schedule 10:39 - 7 Prill, 2021

Briken Calja shkëlqeu dje në Moskë të Rusisë, duke fituar një medalje argjendi në shtytje dhe një medalje bronzi në dygarësh. Pas këtij suksesi të madh peshëngritësi ka postuar në rrjetet sociale, ku shprehet se është një arritje e madhe.

“Medalje argjendi në shtytje dhe bronzi në dygarësh në një kampionat super konkurues në Rusi! Në mes të Moskës, Briken Calja dhe peshëngritja shqiptare doli kokëlartë dhe krenar duke dridhur një Evropë të tërë.

Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat me medalje dhe arritëm një sukses të merituar. Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje-ngritjeve. Vazhdimësia është gjëja kryesore për një sportist dhe për këtë emri im do të mbahet mend gjatë.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështjetjen! Do të vazhdojmë përpara me punë të palodhur drejt objektivave të radhës. Sukseset më të mëdha do të jenë ato të radhës”, shkruan Calja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!