Kjo strehë në Hokkaido, Japoni është e ndryshme nga çdo tjetër që do të shikoni. E quajtur “Yezo”, u ndërtua si një eksperiment arkitektonik në ndërtim dhe qëndrueshmëri. Projekti përcaktohet nga një çati e lakuar prej druri dhe duket si një zile e madhe.
Ky dizajn mahnitës është më shumë sesa thjesht një çati elegante. Kompania krijoi një algoritëm për të përcaktuar formën e ndërtesës dhe çdo pjesë strukturore që përcakton kurbën e kulmit mund të ndërtohet nga një kallëp i vetëm.
Secila pjesë është një tra druri e laminuar me zam, ose GluLam, e përdorur në një kënd tjetër ose e prerë në një gjatësi të ndryshme. Kjo do të thotë që kurba, e cila erdhi nga ky kallëp, është e vetmja variabël e pandryshueshme midis çdo trari druri. /abcnews.al