Flokët janë gjysma e bukurisë. Pamja e tyre mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore tek çdo grua. Por, flokët më të fortë dhe të shëndeëtshëm kërkojnë një përkujdes të veçantë që nuk duhet neglizhuar. Më poshtë, janë renditur disa zgjidhje natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë për të patur flokë të gjatë dhe voluminozë.
Çaji jeshil
Krahas përfitimeve të shumta shëndetësore, çaji jeshil ndihmon edhe në rritjen e flokëve. Nëse doni t’i rrisni, pirja e rregullt e këtij çaji do t’ju japë rezultatin e dëshiruar.
Luleradhiqja
Luleradhiqja përmban minerale, vitamina dhe ka veti anti-inflamatore që luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve. Për këtë arsye, shumë emra të famshëm shpesh preferojnë luleradhiqen në kujdesin e flokëve.
Aloe vera
Aloe vera është e famshme për përfitimet që i jep lëkurës dhe flokëve. Ndihmon në rritjen e flokëve dhe përmban vitamina që parandalojnë rënien e tyre.
Vaj mente
Vaji i mentes rrit flokët duke nxitur qarkullimin e gjakut. Përzieni 6 pika vaj mente me një lugë çaj vaj jojoba dhe aplikojeni në lëkurën e kokës.
Vaj rozmarine
Përveç që përdoret për gatim, rozmarina gjithashtu ka një veti interesante që nxit rritjen e flokëve. Shtoni 10-12 pika vaj rozmarine në shampon tuaj për të patur flokë të shëndetshëm.
Lëng qepësh
Mund të tingëllojë e çuditshme, por lëngu i qepës është shumë efektiv në parandalimin e rënies së flokëve. Vendosni lëngun e qepës në skalpin tuaj të kokës. Do të filloni të shihni ndryshimin për 6 javë.
Vaj kokosi
Vaji i kokosit, i cili përdoret që nga gatimi e deri tek hidratimi, ka gjithashtu shumë përfitime për flokët. Është i vetmi vaj që zvogëlon dëmtimin e flokëve kur përdoret si produkt i kujdesit para larjes dhe pas larjes.
Vaj livando
Ky vaj, kur aplikohet në flokë një herë në ditë për rreth 4 javë, ndihmon të arrijmë flokë më voluminozë. Për më tepër, është vërejtur se ndikon gjithashtu në rritjen e flokëve. /abcnews.al

