Tritol shtyllës, kapet i riu në Kukës

schedule18:00 - 24 Shtator, 2018

schedule 18:00 - 24 Shtator, 2018

Policia e Kukësit ka arritur të kapë autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike. Në pranga ka rënë Feim Luga, 20 vjeç, nga fshati Kalimash.

Arrestimi i të riut u bë pasi natën të së dielës ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 32 metra fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël kanabis sative. Ndërkohë në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 metra fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij./abcnews.al