Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jair Bolsonaro: Një rrezik për Brazilin dhe botën

schedule09:34 - 6 Prill, 2021

schedule 09:34 - 6 Prill, 2021

The Guardian

Perspektiva që ekstremisti i djathtë Jair Bolsonaro të bëhej president i Brazilit ishte gjithmonë e frikshme. Ky ishte një burrë me një histori denigrimi të grave, homoseksualëve dhe pakicave, i cili lavdëroi autoritarizmin dhe torturat.

Makthi ka rezultuar edhe më i keq në realitet.



Jo vetëm që ai ka përdorur një ligj të sigurisë kombëtare të epokës së diktaturës për të përndjekur kritikët dhe për të mbikëqyrur një rritje të shpyllëzimeve të Amazonës në nivelin më të lartë në 12 vite, por ai ka ‘lejuar’ që koronavirusi të përhapet kudo, duke hedhur poshtë masat si: kufizimet e lëvizjes, maskat dhe vaksinat.

Më shumë se 60,000 brazilianë vdiqën vetëm në mars.

“Bolsonaro ka arritur ta kthejë Brazilin në një gropë gjigante”, shkroi në Twitter ish-presidenti i Kolumbisë, Ernesto Samper. Përhapja e variantit më ngjitës të P1 po prek masivisht edhe vendet e tjera .

Sipas një sondazhi, 59% të votuesve kërkojnë që Bolsonaro të largohet nga pushteti, ndërsa ky i fundit duket se po përgatitet për një rezultat të pafavorshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, raporton abcnews.al

Javën e kaluar ai shkarkoi ministrin e mbrojtjes , një gjeneral në pension dhe mik i vjetër. Komandantët e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore gjithashtu u pushuan nga puna – pavarësisht se ata ishin gati të jepnin dorëheqjen.

Shkaku i menjëhershëm i shkarkimeve ishte rikthimi i papritur i ish-presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva pasi një gjyqtar anuloi akuzat e tij penale – duke i dhënë mundësinë që të kandidonte përsëri vitin e ardhshëm.

Sulmet e vazhdueshme të Lula ndaj presidentit shihen gjerësisht si një paralajmërim për  një përpjekje të re për pushtet nga një politikan karizmatik i cili mbështetet nga një pjesë e madhe e popullit.

A është e mundur që, i frymëzuar nga Donald Trump,  Bolsonaro të pretendon të qëndrojë në pushtet duke përdorur fuqinë e tij?

Brazili ka qenë një diktaturë ushtarake nga 1964 deri në 1985. Kur turma sulmoi Kapitolin e SHBA në 6 Janar, djali i tij tha: “Ishte një lëvizje e paorganizuar”

“Nëse do të ishin organizuar, pushtuesit do të kishin rrethuar Kapitolin. Ata do të kishin armë  të mjaftueshme zjarri për të siguruar që asnjëri prej tyre të mos vdiste dhe të ishin në gjendje të vrisnin të gjithë oficerët e policisë brenda ose kongresistët që ata përbuznin. ”

Ndërsa largimi i forcave të armatosura mund të tregojë  rezistencë ndaj një komploti për  grusht shteti, ai gjithashtu lejon presidentin të vendosë në pushtet personat më të përshtatshëm; oficerët e rinj ishin gjithmonë më entuziastë për Bolsonaro.

Politikanët e opozitës po bëjnë presion për fajësim, duke e paralajmëaur: “Këtu ka një përpjekje nga presidenti për një grusht shteti – që tashmë është duke u zhvilluar.”

Ka disa arsye për shpresë. Sulmet e shumta nga presidenti dhe miqtë e tij nuk kanë arritur të frenojnë një mjedis të gjallë mediatik, të pengojnë gjykatat ose të heshtin kritikët në shoqërinë civile.

Trajtimi i tij katastrofik i Covid-19 duket se po nxit elitën ekonomike të ndryshojë mendim në atë që ata e mbështetën dikur.

Një pjesë e ushtrisë është e shqetësuar për diçka të tillë. Mundësia e rikthimit të Lula është e mjaftueshme për t’i treguar partisë së djathtë se ekziston mundësia e një kandidati alternativ, më pak ekstremist se Bolsonaro.

Mund të jetë diçka negative për të parë ata që ndihmuan të qëndronte në pushtet. Por largimi i tij do të ishte gjithsesi i mirëseardhur, për hir të Brazilit dhe pjesës tjetër të planetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!