Debati për Kanalin e Stambollit, Erdogan: Letra nga admiralët, grusht shteti politik

schedule20:39 - 5 Prill, 2021

schedule 20:39 - 5 Prill, 2021

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar me forcë një grup admiralësh në pension të cilët nënshkruan një letër të hapur duke kritikuar planin e tij për të ndërtuar Kanalin e Stambollit, duke kërkuar që qeveria të mos tërhiqet nga Traktati i Montreux. Kreu i shtetit turk tha se letra e admiralëve përmban elementët e një grushti shteti politik.

Nuk është detyra e admiralëve në pension të lëshojnë deklarata që përmbajnë lë të kuptohet, një grusht shteti politik. Asnjë ushtarak në pension nuk ka të drejtë të ndjekë një kurs të tillë” tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara. Ai shtoi se letra shkon përtej lirisë së shprehjes.

Lidhja e bërë (nga pensionistët) midis Kanalit të Stambollit dhe Traktatit të  Montreux  është plotësisht e gabuar” tha më tej Erdogan.

“Ne nuk duhet ta braktisim atë” vazhdoi ai, duke shtuar, megjithatë, se “nëse paraqitet nevoja në të ardhmen, ne mund të ndryshojmë çdo traktat nëse e lejon vendin të ecë përpara”. Në një letër të hapur të botuar në fundjavë, 104 admiralët në pension thanë se debati mbi traktatin ishte shqetësues.

Kundërshtarët e planit argumentojnë se, përveç ndikimit në mjedis, hapja e këtij kanali mund të  minojë  Traktatin  e Montreux të vitit 1936, i cili garanton kalimin e lirë të anijeve përmes Bosforit dhe Dardaneleve, në kohë paqeje dhe në kohë lufte.

Kanali sipas Presidentit turk ka për qëllim të lehtësojë transportin detar ndërmjet Detit të Zi dhe Marmarasë, sidomos atë të cisternave të naftës në Bosfor.

I konsideruar si një nga megaprojektet më strategjike të Turqisë, Kanali i Stambollit po sipas Erdogan synon të eliminojë rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që transportojnë mallra të rrezikshme nëpër ngushticën detare të metropolit më të madh turk.

Kanali prej 45 kilometrash, i cili do të ndërtohet në korridorin Küçükçekmece-Sazlıdere-Durusu të Stambollit do të krijojë një kapacitet prej 160 anijeve në ditë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!