Në Kretë është konfirmuar rasti i parë i të infektuarit me Covid nga turistët. Mediat greke bëjnë me dije se rasti i parë i konfirmuar është një turist gjerman.
Ardhja e turistëve të parë ka filluar disa ditë më parë dhe kontrollet e vazhdueshme bëhen nga EODY në mënyrë që të zbulohen rastet e mundshme të koronavirusit tek turistët që mbërrijnë në ishull.
Turisti ishte pozitiv dhe ishte informuar tashmë për protokollet që duhet të ndiqte, ku do të qëndrojë në karantinë për 10 ditët e ardhshme, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do t’i nënshtrohet përsëri një testi molekular./abcnews.al