Gjobitet me 50 mln lekë kandidati i pavarur: Më janë vendosur të gjithë kundër, por nuk kam frikë

schedule16:10 - 5 Prill, 2021

schedule 16:10 - 5 Prill, 2021

Kandidati i pavarur në Dibër, Elton Debreshi është gjobitur me 5 milionë lekë të reja gjobë për shkelje të rregullave kundër COVID-19. Në fletën e gjobës, thuhet se Debreshi kundër masave anti-COVID zhvilloi takime elektorale. Kandidati i pavarur akuzën Edi Ramën për gjobën duke thënë se ai dhe PD janë bashkë kundër tij për shkak të mbështetjes që ka në këto zgjedhje.

“50 milione leke gjobe. Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.

Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres. Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke.

Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori. Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo. Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie” shkruan minatori që kandidon për deputet. / db/ Abcnews.al