Numër i lartë i pacientëve të shtruar me Covid dhe mbi 21 mijë raste aktivë në Maqedoninë e Veriut

schedule13:29 - 5 Prill, 2021

schedule 13:29 - 5 Prill, 2021

Numri i personave të shtruara në spitalet Covid në Maqedoninë e Veriut është në rritje.

Sipas raporteve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë gjendja paraqitet kritike, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që që të respektojnë masat e Covid për të parandaluar përhapjen e zinxhirit të infeksionit.

Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore deri tani janë regjistruar mbi 21 mijë raste aktive.

Sakaq numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen në pavionet Covid në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1739 dhe aktualisht ndodhet 220 shtretër të lirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!