Varhelyi uron Vjosa Osmanin: Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor

schedule21:07 - 4 Prill, 2021

schedule 21:07 - 4 Prill, 2021

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi ka uruar Vjosa Osmanin e cila pasditen e kësaj të diele u zgjodh Presidente e Kosovës.

Varhelyi shkruan se BE pret të punojë me Presidentin, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën Evropiane dhe reformat

“Urime Presidentes Vjosa Osmani. Bashkimi Europian, pret të punojë me Presidentin, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën Evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të njerëzve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësore.” shkruan Komisioni Varhelyi.

Vjosa Osmani është zgjedhur si President i Kosovës të Dielën në mbrëmje pasi mori 71 vota në raundin e tretë dhe të fundit të votimit në Kuvendin e Kosovës. Osmani nuk arriti të fitonte shumicën e kërkuar të dy të tretave (80 vota) në dy raundet e para. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme në raundin e tretë, ndërsa dështimi për të zgjedhur një president do të kishte shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Osmani shërbeu si presidente e përkohshme midis nëntorit 2020 dhe mars 2021 pasi Presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen për t’u përballur me një padi për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Srpska bojkotuan tërësisht votimin. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!