Përfaqësuesi ligjor i PD-së në Kolegjin Zgjedhor Ivi Kaso u shpreh i zhgënjyer me vendimin e trupës që vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve për deputetë. E ndërsa akuzoi Edi Ramën, ai tha se kjo nuk ka për ta ndaluar ndryshimin në 25 prill.
“Është ai që ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon ti fshehë, është i turpëruar nga lista që paraqet si alternativë. Na vjen keq, pasi koalicioni i PD ka listën më të mirë, por zgjedhësit nuk do të kenë shansin ti shohin në fletën e votimit, pavarësisht se i njohin mirë emrat dhe staturën.
Por çfarë do lloj truku zgjedhor nuk ka për ta ndalur ndryshimin që ka për ta ardhur dhe që do i prijë PD-ja me aleatët” tha ai./ db/ Abcnews.al