Mesazhi i Papa Franceskut ditën e Pashkëve: Në fushatën e vaksinimit ndihmoni vendet e varfra

schedule13:47 - 4 Prill, 2021

schedule 13:47 - 4 Prill, 2021

Në meshën e ditës së Pashkëve, Papa Francesku ka bërë thirrje që në fushatën ndërkombëtare të vaksinimit, vonesat në prodhimin e vaksinave të tejkalohen, dhe shpërndarja e tyre të rritet, veçanërisht për vendet e varfra.

“Të gjithë, veçanërisht njerëzit më të brishtë kanë nevojë për asistencë, dhe kanë të drejtën për të pasur akses në kurat e domosdoshme”, tha ai.

Ati i Shenjtë ka shtuar se situata e kësaj periudhe është një skandal. “Ndërsa emergjenca shëndetësore vazhdon dhe kriza ekonomike po thellohet, luftërat nuk po ndërpriten, përkundrazi, vendet që po armatosen po shtohen, tha Papa.

Ati i Shenjtë, gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë italiane që të ndihmojë personat e goditur rëndë nga pandemia, që ka shtuar dramatikisht numrin e të varfërve dhe dëshpërimin e qindra-mijëra njerëzve.

Papa Francesku ka theksuar gjithashtu se është pranë të rinjve, në një periudhë ku mërzia e tyre është rritur ndjeshëm nga mos frekuentimi i shkollës dhe i miqve.

 “Të gjithë kemi nevojë të jetojmë marrëdhënie njerëzore reale dhe jo vetëm virtuale, veçanërisht në moshën kur formohet karakteri dhe personaliteti”, theksoi ai.

Ati i Shenjtë nuk la pa përmendur edhe të rinjtë në Mianmar, të cilët prej kohësh janë angazhuar në zhvillimin e demokracisë në vend, duke e bërë zërin e tyre të dëgjohet në mënyrë paqësore, me dijeninë sipas Papës, se urrejtja mund të luftohet vetëm me dashuri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!