Uragani Florence në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara duket se ka lënë pasojat e tij. Pas ditësh të tëra të pushtuara nga shiu dhe përmbytjet, tashmë rrugët janë lënë të zbrazura nga uji, por të mbushura plot më peshq të ngordhur. Forcat zjarrfikëse kanë ndërmarrë nismat për pastrimin ndaj këtij fenomeni, pasi këto gjallesa mbetën aty kur uragani transportoi sasi të mëdha uji nga oqeani.
Forcat zjarrfikëse po mundohen të bëjnë spastrimin e zonës më anë tubave specifikë me presion uji të lartë. Nga ky uragan thuhet se kanë humbur jetën 44 persona javën e kaluar. Edhe pse shirat janë qetësuar, shumë lumenj vazhdojnë të dalin nga shtrati nëpër zona të ndryshme. Autoritetet shprehen se rreziku akoma nuk ka kaluar./abcnews.al