Nga Silvi Sulaj
Jani është një ndër banorët më të vjetër të Mesopotamit të Sarandës. 90 vjeçari babë e gjysh i 66 fëmijëve nipërve dhe mbesave ka mbetur vetëm me bashkëshorten e tij.
“19 janë në Lushnjë vajza është martuar në Lushnjë. 21 i kam në Përmet kanë ikur në Greqi. 8 ka djali i dytë, 8 ka vajza e tretë, 5 ka djali i madh, 5 dhe djali i tretë dhe bëhen 66 vetë. Kanë ikur në kurbet”, ka thënë 90 vjeçari.
Nuk ankohen që kanë mbetur vetëm edhe pse janë plakur dhe sëmurë.
“ Ditën e kalojmë mirë me dashuri me plakën, por kam ca ditë i sëmurë jam bllokuar. Kemi bërë jetë të lumtur me plakën”, tregon Jani.
Nga ana tjetër bashkëshorjsa thekson se i bën vetë të gjitha, njëherë që morën një grua i vodhën.
“Morëm një grua na vodhi”.
Në fshat takuam dhe Dimitri një ish mësues. Ju mungojnë shumë shërbime por nuk kanë dashur kurrë të jetojnë në qytet.
“ Vuaj nga sheqeri dhe kolesteroli ilaçet na i nisën me taksi fëmijët nga Greqia. Marr pensionin marr kunatin me makinë dhe shkojmë në Sarandë, vetëm në supermarket larg të gjithëve me maska. Jam i kënaqur me jetën që bëj në fshat nuk dua të iki në qytet, se kam ajrin e pastër marr nga natyra çfarë më duhet, rrëfen Dimitri”, ka thënë Dimitri
“Marr ajër të pastër jam e kënaqur. Ngrihem në mëngjes pastroj ushqej pulat në 4 mbledh vezët. Prashis në bace se kam mbjellë perime”, tha bashkëshortja e Dimitrit.
Siç tregon Dimirti, më të rinjtë që banojnë në Mespotam janë mbi 40 vjeç kanë hapur biznese familjare.
“Kanë hapur biznese djemët e rinj punojnë kanë hapur biznese. Mbi 40 vjeç”.
Kanë frikë mos preken nga virusi dhe për këtë arsye dhe ritet fetare i kryejnë në shtëpi.
“Tani i ndez në shtëpi qirinjtë të shtunë të dielë. Shën Mërinë e kam nën jastëk nga koronavirusi nuk shkojmë në kishë u bë një vit”, ka thënë ajo.
Mesopotami është një fshat me natyrë mbresëlënëse mes kodrave dhe lumit. Shumë pranë Syrit të Kaltër, Njihet dhe prej Manastirit të Shën Kollit të ndërtuar në periudhën e bizantit./abcnews.al