Studimi: Ndikimi toksik i pesticideve në bletë është dyfishuar

schedule11:39 - 3 Prill, 2021

schedule 11:39 - 3 Prill, 2021

Ndikimi toksik i pesticideve në bletë dhe polenizues të tjerë është dyfishuar në një dekadë, tregon një studim i ri.

Pesticidet moderne kanë toksicitet shumë më të ulët te njerëzit, gjitarët e egër dhe zogjtë, dhe po aplikohen në sasi më të ulëta, por ato akoma janë toksike për jo-vertebrorët, shkruan The Guardian, transmeton abcnews.al.

Studimi tregon se toksiciteti më i lartë tejkalon vëllimet më të ulëta, duke çuar në një ndikim të përgjithshëm më vdekjeprurës për pjalmuesit dhe insektet e ujit, si pilivesa për shembull.

Shkencëtarët thanë se puna e tyre bie në kundërshtim me pretendimet se rënia e sasisë së pesticideve të përdorura po zvogëlon ndikimin e tyre në mjedis.

Hulumtimi gjithashtu tregon se, ndikimi toksik i pesticideve të përdorura në kulturat e modifikuara gjenetikisht mbetet i njëjtë me të mbjellat konvencionale, përkundër pretendimeve se ato do të zvogëlonin nevojën për pesticide.

Pesticidet janë një faktor i cituar nga shkencëtarët për zhdukjen e popullatave të disa insekteve. Insektet luajnë role jetësore në ekosistemet që mbështesin njerëzimin, veçanërisht duke pjalmuar tre të katërtat e të korrave./e.b-abcnews.al