Një ditë pasi Athina zyrtare njoftoi se ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të vizitojë Ankaranë në datë 14 Prill, Turqia hedh hapin e radhës për të tensionuar akoma më shumë situatën mes dy vendeve.
Ministri turk i Energjisë Fatih Donmez njoftoi sot sonda e shpimit e anijes kërkimore “Yavuz” do të rikthehej së shpejti “në punën e saj të planifikuar në Mesdheun lindor”.
Ministri turk i Energjisë nuk specifikoi në cilën zonë detare të Mesdheut lindor “Yavuz” do të drejtohet, por “zjarri” po ndizet sërish.
Sot mediat në Athinë raportuan se gjatë ditës së djeshme dy anije patrullimi greke dhe turke kanë kryer manovra të rrezikshme me njëra-tjetrën duke rrezikuar edhe të përplasen fizikisht.
Takimet dypalëshe në Turqi dhe Greqi mes delegacioneve, paralajmërimi i vizitës së Dendias në Ankara, por edhe thirrjet nga SHBA dhe BE drejtuar Erdoganit për të bërë një hap pas nuk janë dëgjuar./ db/ Abcnews.al