Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Britani, çdo tre ditë një grua vritet nga një burrë

schedule15:33 - 2 Prill, 2021

schedule 15:33 - 2 Prill, 2021

Duhej të ndodhte një vrasje, në një park në jug të Londrës, ajo e 33 vjeçares Sarah Everard, që opinioni publik britanik të niste të fliste për rreziqet me të cilat përballen femrat, gjithnjë e më shumë viktima të sulmeve të natyrës seksuale, shkruan euronews

Por aktivistet në mbrojtje të të drejtave të grave kërkojnë që kjo vëmendje të përkthehet në një ndjeshmëri më të madhe ndaj grave që jetojnë në situata të vështira.

Eksperiencat tragjike të shumë viktimave tashmë publikohen në rrjete sociale, me shpresën se përjetimi i secilës, të ndihmojë të tjerat të mbrohen. Shoqatat në mbrojtje të tyre gjithashtu regjistrojnë dhe rastet e vrasjeve, sipas të dhënave të tyre, në Mbretërinë e Bashkuar çdo tre ditë një grua vritet nga një burrë.

Pas vdekjes së Sarah janë zhvilluar dhe fushata drejtuar burrave, duke iu kërkuar të reflektojnë për sjelljet e tyre që nga gratë perceptohen si kërcënuese.

Një muaj pas zhdukjes së Sarah dhe dy javë pas konfirmimit se është vrarë, dëshmia e dhimbjes dhe e solidaritetit që shënoi këtë reagim spontan, thekson se si historia e saj ka zgjuar ndërgjegjen për dhunën ndaj grave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!