Femrat në vijën e parë të frontit të rrezikut

schedule14:16 - 2 Prill, 2021

schedule 14:16 - 2 Prill, 2021

History Today

Një artikull i Independent në 11 Shtator të 2014 tregonte për  rastin e një vajze 14-vjeçare jezide e cila ishte kapur nga militantët e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak, si një dhuratë për një komandant.

Gjithashtu në një video të publikuar,  shfaqen luftëtarët e ISIS duke negociuar për çmimin e grave jezide të kapura gjatë një ditë “në tregun e skllevërve”.

Në Nigeri, ndërkohë, qindra gra dhe vajza të krishtere në veri-lindje të vendit kanë pësuar një fat të ngjashëm nga duart e grupit radikal islamik Boko Haram.

Raporte të tilla tregojnë rëndësinë politike dhe kulturore të martesave dhe marrëdhënieve të tjera seksuale midis të krishterëve dhe myslimanëve në gadishullin Iberik nga pushtimi islamik në fillim të shekullit të tetë deri në 1492.

Duke shqyrtuar një gamë të gjerë burimesh, përfshirë dokumentet juridike, tregimet historike, veprat polemike dhe poezinë, muzikën dhe artin pamor, është hedhur dritë mbi mënyrat në të cilat bashkimet ndërfetare , perceptuan  toleruan ose frikësuan, në varësi të kontekstit politik dhe shoqëror në të cilin ndodheshin.

Në kulturën e hershme islame dhe madje para-islame konsiderohej e ndershme që një burrë të merrte një grua nga një grup tjetër i afërm me luftë ose aleancë.

Institucioni i konkubinave (domethënë bashkëjetesa seksuale jashtë martese) u njoh nga Kurani dhe gëzoi popullaritet në të gjithë botën islamike.

Ligji islamik përcaktonte që një konkubinë që lind një fëmijë nuk mund të shitej, do të kishte të drejtën e qëndrimit të përhershëm në shtëpinë e tij.

Fëmija i tyre do të konsiderohej si një trashëgimtar i ligjshëm, statusi ligjor dhe shoqëror i të cilit ishte i barabartë me atë të çdo vëllai ose motër të lindur nga gratë e tjera të babait të tyre.

Në Iberi, një numër i madh i grave dhe fëmijëve të krishterë ranë pre e skllavërisë pas ekspeditave të rregullta ushtarake që u nisën nga ushtritë myslimane kundër shteteve të krishtera.

Në poezitë që Ibn Darraj al-Qastalli kompozoi për të festuar një varg fitoresh ushtarake myslimane në fillim të shekullit të 11-të, ai vuri theksin te kapja e grave të krishtera, të cilat ai i përshkroi si “tufa gazelesh të majme”.

Gratë me status të lartë shoqëror mund të shpërbleheshin, por për shumicën ekzistonte perspektiva e shërbimit gjatë gjithë jetës- qoftë në shërbimet shtëpiake, bujqësi apo punime artizanale -qoftë në Iberi ose në rajone të tjera të botës islamike.

Një numër më i vogël u morën si konkubina për shkak të bukurisë së tyre, ose aftësive të tyre si këngëtare ose valltare.

Ndër më të njohurit e këtyre konkubinave ishte i krishteri Navarrese i njohur si Subh (vd. 998).

Megjithëse asnjë nga këto gra nuk ishte e detyruar të hiqte dorë nga besimi i tyre, atyre u kërkohej të respektonin praktikat shoqërore Islame, të tilla si ato që lidhen me pastërtinë rituale dhe ligjet dietike, dhe fëmijët e tyre do të rriteshin myslimane.

Presionet shoqërore për t’u kthyer në myslimane mund të kenë qenë të konsiderueshme. Konkubinat që hynë në haremin e një halifi ose të një zotërie tjetër mysliman mund të bënin një jetë të qetë, megjithatë ato mund të dhunohen po nga ata.

Për disa njerëz, përvoja duhet të ketë qenë  thellësisht traumatike. Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo nuk ishte aspak një rrugë me një drejtim: Edhe myslimanët, kanë qenë të skllavëruar gjatë sulmeve ndërkufitare të krishtera.

Për sundimtarët myslimanët umajadë, të cilët dominuan gadishullin nga shekulli i tetë deri në fillimin e shekujve të 11-të, skllavërimi i konkubinave shërbeu për një qëllim të rëndësishëm politik.

Divorci mund të çonte në një zgjidhje të kushtueshme të pasurisë dhe madje ekzistonte rreziku që, përmes lidhjes të krijuar, familja e gruas mund të kërkonte një pjesë të madhe të pasurisë. Është e habitshme që të gjithë sundimtarët umajadë në Iberi midis shekujve tetë dhe të 10-të kanë lindur nga konkubina jo nga gratë e tyre të ligjshme.

Skllavërimi masiv i grave të krishtera dhe rekrutimi i disa prej tyre si konkubina në haremet e njerëzve të njohur myslimanë gjithashtu përbënin një mjet të luftës psikologjike.

Shfrytëzimi i grave kishte për qëllim shkatërrimin e solidaritetit midis komuniteteve të krishtera duke shkaktuar turp për gratë dhe bashk-fetarët e tyre meshkuj të cilët nuk kishin arritur t’i mbronin ato.

Për më tepër, konvertimi i tyre  në Islam në shumicën e rasteve ishte krijuar për të inkurajuar një proces asimilimi dhe për të siguruar një ndryshim kulturor në të ardhmen.

Sigurisht që asgjë nga këto nuk ishte një fenomen iberik  mesjetar. Dhuna seksuale ndaj grave, me synimin për të krijuar një ndjenjë poshtërimi  ka qenë një aspekt integral i sjelljes ushtarake gjatë gjithë epokave.

Në një kontekst modern, duhet vetëm të kujtohet rekrutimi me forcë i  mijëra grave në bordellot e drejtuara nga Japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose përdhunimet masive të kryera gjatë konflikteve Ballkanike dhe Ruandës të viteve 1990, duke renditur vetëm disa nga shembujt më tronditës.

Në të gjitha rastet, dhuna seksuale vepron jo vetëm si një rrugëzgjidhje mizore për agresorët, por edhe si një metaforë politike, një emblemë e hegjemonisë ushtarake.

Grupet radikale islamike tani aktive në Irak, Siri dhe Nigeri motivohen nga të njëjtat konsiderata, inkurajuar nga shpalljet e një grushti islamikë për të cilët skllavëria mbetet një pjesë integrale e xhihadit.

Fatkeqësisht siç ka theksuar Ruth Seifert: ‘Në zonat e luftës gratë me sa duket gjithmonë e gjejnë veten në vijën e frontit.’/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!