Viktima dhe të plagosur nga sulmi i armatosur në Iran

schedule10:49 - 22 Shtator, 2018

schedule 10:49 - 22 Shtator, 2018

Një masakër e vërtetë ka ndodhur gjatë një parade ushtarake në Iran. Persona të armatosur hapën zjarr gjatë një parade në Ahvaz, në lindje të vendit, duke shkaktuar disa viktima dhe të paktën 20 të plagosur. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror Iranian, sipas të cilit, mendohet që sulmi të jetë organizuar nga mbështetës të ISIS.

Personat e armatosur kanë nisur të qëllojnë prapa një tribune, ndërkohë që policia ka ekzekutur të paktën pesë prej terroristëve. Parada organizohej në nder të përvjetorit të luftës me Irakun, që festohet si dita kombëtare e forcave të armatosura. Gjatë fjalës së tij presidenti i Iranit Rohani kishte thënë se vendi i tij do përforconte sistemin e tij mbrojtës, e fakti që amerikanët janë të zemëruar për raketat iraniane, nënkupton se sa efikas është sistemi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!