Një gabim njerëzor në një laborator në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar prishjen e 15 milion dozave të vaksinës anti covid Johnson&Johnson, si për pasojë dhe vonesa në shpërndarjen e tyre në vend.
Impianti ku ndodhet laboratori drejtohet nga një shoqëri partnere e Johnson&Johnson dhe AstraZeneca. Përbërësit e dy vaksinave janë bashkuar gabimisht, duke prishur miliona doza dhe duke vënë në dyshim dorëzimet në kohë të tyre.
Sipas të përditshmes amerikane gabimi nuk ndikon në dozat e Johnson&Johnson që aktualisht janë shpërndarë dhe po përdoren në nivel kombëtar, e që janë prodhuar në vendet e ulëta; por në porositë e ardhshme të vaksinës që do të duhej të vinin pikërisht nga impianti i fuqishëm në Baltimore.
Në një deklaratë të mërkurën kompania tha se është në rrugën e duhur. Këto doza vijnë nga fabrika e vaksinave Jss & J’s në Holandë./abcnews.al

