Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të enjte në kuadër të fushatës elektorale është takuar me qytetarë dhe përfaqësues biznesi në njësinë numër 2 në Tiranë.
Në këtë takim Basha është pritur me entuziazëm nga qytetarët të cilët kanë pohuar se do të jenë mbështetësit e tij me 25 prill.
Një nga qytetarët i ka dalë para Bashës dhe ka theksuar se ai meriton që të japë dorën pasi e njeh që të vogël.
“Mua më takon që të të jap dorën të njoh që të vogël, me numër 58 i regjistruar në PD për herë të parë”, ka thënë qytetari.
Nga ana tjetër Basha ka porositur qytetarin që të nxjerrë të votojnë komshinjtë.
“Nxirri të gjithë komshijt dhe të afërmit me 25 prill”, ka thënë Basha.
Ndër të tjera një qytetari është shprehur se janë ngopur me premtime fushate dhe tashmë kërkojnë që të bëjë realitet punën jo premtimet.
Bashkëbisedimi:
Qytetari: Jemi krenar që kemi një lidër të tillë dhe është një hapësirë e madh për të parë ndryshim
Basha: Krenar të punoj për të mirën tuaj
Qytetari: Mos premto asgjë nga ato që nuk i bën
Basha: Asnjë premtim fushate nga unë nuk ekzisto
Qytetari: Njerëzit janë mërzitur
Basha:Prandaj e kemi nisur punën prej dy vitesh
Qytetari: Fushata tjetër do të jetë çfarë kemi bërë tani
Basha: Nëse nuk mbaj premtimet nuk kërkoj mandat të dytë.e.su./abcnews.al