Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Ivi Kaso kërkoi që Bindja Demokratike të vijë me një logo të re në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në mbledhjen e sotme të KQZ, Kaso tha se ngjashmëria e logos së PD me BD krijon konfuzion te votuesit.
Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë./mv.abcnews.al