Mbrëmjen e djeshme Kosova luajti në Sevilje ndaj Spanjës, ku u mund me shifrat 3-1. Përtej kësaj gjatë ndeshjes u regjistruan disa momente aspak të hijshme, duke mos respektuar simbolet dhe emrin e Kosovës dhe i injoruar ato.
Televizioni Kombëtar i Spanjës ditën e djeshme në tabelën e rezultatit të ndeshjes inicialet e Kosovës i vendosi me shkronja të vogla (kos), ndryshe nga të Spanjës (ESP). Ky gjest ka ngjallur një reagim nga ana e deputetes katalanase, Miriam Nogueras.
Given the biased news coverage of tonight's match, @juntsxcat is registering a petition calling the chair of the Spanish Public TV to testify before Congress.
Whether the Spanish government likes it or not, Kosovo is a free and independent country and must be treated as such. https://t.co/vxIKn806iQ
— Miriam Nogueras ? (@miriamnoguerasM) March 31, 2021
Ajo është deputete në parlamentin e Spanjës nën siglën e partisë Junts per Catalunya, e cila lobon vazhdimisht për pavarësinë e Katalunjën dhe ndarjen përfundimtare nga Spanja. Nogueras ka reaguar në lidhje me atë detaj domethënës dhe shprehet se po bën një peticion për të thirrur drejtorin e televizionit për të dëshmuar në parlament.
“Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së mbrëmjes, Junts per Catalunya po regjistron një peticion, duke thirrur drejtorin e TV Publik Spanjoll për të dëshmuar përpara Kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë”, shkruan ajo në Tëitter. /abcnews.al