Vrasja e Floyd-it, publikohen për herë të parë pamjet e filmuara nga kamera trupore e oficerit

schedule22:51 - 31 Mars, 2021

schedule 22:51 - 31 Mars, 2021

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u mbajtur gjyqi për afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë në duart e një oficeri policie. Një video e luajtur në gjykatë të mërkurën është sjellë si mbrojta e parë të dëgjuar publikisht e veprimeve të ish-oficerit Derek Chauvin, me fjalët e tij.

Dëshmitari i prokurorisë Charles McMillian tha se ai u përball me oficerin e atëhershëm të policisë në Minneapolis menjëherë pasi George Floyd u mor me një ambulancë dhe i tha”Unë nuk e respektoj atë që bëtë”.

Në videon nga kamera e trupit të Chauvin, ai shpjegon pse e ndaloi Floyd-in.

“Ne duhet ta kontrollonim këtë djalë sepse ai është një djalë i konsiderueshëm dhe duket se ndoshta po kurdis diçka,” dëgjohet të thotë Chauvin McMillian në regjistrim.

Më tej, ish-oficeri i kërkoi Floyd-it që të futej në makinë, në përpjekje për ta bërë situatën më të lehtë. Prokurori Erin Eldridge tregoi videon e filmuar nga kamera e trupit të policit ndërsa oficerët përpiqeshin ta vendosnin në pjesën e pasme të makinës së policisë të arrestuarin.

Një video shtesë tregoi që McMillian u thoshte oficerëve se vendosja e gjurit në qafën e Floyd-it nuk ishte e drejtë ndërsa vijonte t’i kërkonte Floyd-it që të futej në makinë.

McMillian nuk i pa oficerët t’i jepnin Floyd-it ndonjë kujdes mjekësor apo të hiqnin këmbën e tij nga qafa para se të vinte ambulanca.

Ndërsa, mbrojtja nuk e mori në pyetje McMillian. sb/abcnews.al/