Mimoza Kusari-Lila do të drejtojë Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas njoftimit të LVV-së, Kusari-Lila në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota pro Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar” thuhet në njoftim.
“Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje për mediat./ Abcnews.al