Pas hekurave, kritiku i Kremlinit njofton se do të futet në grevë urie

schedule17:23 - 31 Mars, 2021

schedule 17:23 - 31 Mars, 2021

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny ka bërë sot të ditur se po futet në një grevë urie.

44-vjeçari, i cili është kundërshtari më i hapur i Putinit, u arrestua në 17 janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor për të cilin ai i fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën.

Muajin e kaluar, Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të kushteve të tij të provës ndërsa rikuperohej në Gjermani.

Në një postim në Twitter, ai shkroi: “Çdo i dënuar ka të drejtë të ftojë një specialist për ekzaminim dhe konsultim. Edhe me mua, edhe pse jam i pafajshëm. Prandaj, unë kërkoj që një mjek të lejohet të më shohë dhe ndërsa kjo nuk ka ndodhur, jam duke bërë një grevë urie.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!