Që nga fillimi i pandemisë Rusia ka shënuar 98,850 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 408 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid në 24 orët e fundit.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 8,275 raste të reja prej të cilave 1286 raste janë raportuar në Moskë.
Sakaq numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 4,545,095.
/abcnews.al/