Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerohet brenda BE fronti i atyre që kërkojnë referendum të dytë për BREXIT

schedule16:51 - 21 Shtator, 2018

schedule 16:51 - 21 Shtator, 2018

Përforcohet dhe më shumë lëvizja e atyre që kërkojnë një referendum të dytë për Brexit, jo vetëm Brenda Britanisë së Madhe por dhe në Bashkimin Europian. Por kryeministrja britanike Mej këmbëngul se vendi do të dalë nga BE në mars të 2019-ës.

Kryeministrja britanike Tereza Mej u tregua e prerë kur tha për të disatën herë se nuk do të ketë një referendum të dytë për Brexit. Por liderët e 27 vendeve të tjera të Bashkimit europian nuk janë dakord. Xhozef Muskat kryeministër i Maltës deklaroi se tashmë ka një qëndrim të përbashkët për mundësinë e një referendum të dytë ku britanikët të votojnë sërish për daljen ose jo nga Bashkimi Europian.

Një rikthim në kutitë e votimit do i lejonte qytetarët britanikë të bënin një zgjedhje më të qartë dhe të bazuar në fakte u shpreh ai.

Kryeministri i Republikës çeke, Andrej Babis, ka shprehur të njëjtin qëndrim  duke thënë se nëj referendum i dytë mund të zgjidhë problemin e Brexit sepse britanikët mund të kenë ndërruar mendjen.

Por pavarësisht këmbënguljes së kryeministres Mej për daljen e britanisë së madhe nga BE në mars të 2019-ës, lëvizja për një referendum të dytë po përforcohet. Brenda partisë konservatore janë të paktë ata që janë gati të sfidojnë kryeministren por partia liberaldemokrate është e vetmja që njëzëri kërkon një referendum të dytë.

Partia laburiste nuk mban një qëndrim të qartë, edhe pse krybashkiaku i Londrës u shpreh dy ditë më prë se dëshironte një referendum të dytë.

Kongresi i përvitshëm i laburistëve që nis të dielën në Liverpul mund të miratojë një mocion në mbështetje të kësaj ideje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!