Marcello Lippi do të rikthehet te Juventus. Kjo është ajo që mediet italiane raportojnë, me presidentin Andrea Agnelli, i cili dëshiron t’i japë ish-kampionit të Botës me Italinë rolin e drejtorit teknik, pas mbylljes së karrierës së tij si trajner.
Roli që është menduar t’i jepet Lippit për momentin është bosh te Juventusi dhe emërimi i Lippit është në funksion të vazhdimit të projektit me Andrea Pirlon në krye, në rast se nuk ndodh ndonjë çudi e papritur në fund të sezonit.
Kështu Lippi do ketë detyrën të merren me të gjithë çështjet teknike të klubit, përfshirë edhe një rol dytësor si këshilltar i një trajneri të ri si Andrea Pirlo.
Nën drejtimin e Juventusit Lippi ka fituar një Champions League (i fundit për bardhezinjtë), një Super Kupë Europë, një Kupë Interkontinentale, një Kupë Italie dhe katër Super Kupa Italie. /abcnews.al