Mbi 1 mijë raste me Covid-19 dhe 33 viktima në Maqedoninë e Veriut

schedule22:48 - 30 Mars, 2021

schedule 22:48 - 30 Mars, 2021

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3,948 teste të realizuara, 1,272 persona kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu raportojnë se 33 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 3,749.

Sakaq ditën e sotme janë regjistruar 868 pacientë të cilët e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!