Krimi Ekonomik ka arrestuar në Rinas një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë në pranga kanë rënë G. L., 49 vjeç. Ky i fundit është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, njofton policia. /abcnews.al