Sjella e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Beogradit ndaj Serbisë me shumë gjasa mund t’i kushtojë një skualifikim yllit të Portugalisë.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit hodhi shiritin e kapitenit në tokë, duke u larguan nga fusha e blertë disa sekonda pa përfunduar sfida.
Reagimi i tij ndaj arbitrit holandez Makkelie mund të interpretohet, si shkelje e rëndë e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s nga ana e kapitenit të Portugalisë.
Ato konsiderohen jo etike nga organi më i lartë drejtues i futbollit botëror dhe sanksionohen me rregullore, teksa nuk përjashtohet rreziku që Cristiano Ronaldo të pezullohet,
Protestat e sulmuesit janë cilësuar si të drejta, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale. Gjyqtarët nuk e cilësuan si gol atë rast dhe pas sfidës me Serbinë, arbitri kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie e ka pranuar gabimin. /abcnews.al
https://streamable.com/tfczd4