38-vjeçari i plagosur mesditën e së mërkurës në zonën e Unazës së Re ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Olsi Lelo u qëllua disa herë më thikë dhe duke mos mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.
Për ngjarjen e rëndë policia ka prangosur 51-vjeçarin Rezmi Çaushaj.
Dyshimet e gupit hetimor, lidhen për një histori dashuri ku viktima i kishte dhënë fund pak kohë më parë një lidhjes me vajzën e personit të arrtuar nga policia, Rezmi Çaushaj. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e ftohtë që u përdor në krim./abcnews.al