Ndarja nga jeta e Bashkim Finos bëri sot bashkë të majtë dhe të djathtë duke e nderuar. Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, drejtues politik i PD-së për Gjirokastrën për zgjedhjet e 25 prillit thotë se largimi nga jeta i Finos e ka hidhëruar pa masë, pasi ishte një personalitet i spikatur.
“Humbja e Bashkim Finos me ka hidheruar pa mase. E kam njohur shume vite me pare, ate dhe familjen e tij. Me tej ai u be nje personalitet i spikatur jo vetem i Gjirokastres, edhe ne momente te veshtira per te gjithe vendin, role qe i realizoi duke treguar shpirtin e moderuar e dhene kontributin e tij.
Dhe ne ato periudha kemi ruajtur respektin reciprok. Largimi i tij le pa dyshim nje boshllek te madh tek familja, Gjirokastra, miqte, koleget, politika shqiptare ne terresi.
Ngushellimet e mia me te sinqerta, ne radhe te pare familjes e me tej te gjitheve, qe sigurisht do tu mungoje” shkruan ai. Bashkim Fino ndërroi jetë për shkak të COVID-19 dhe sot u përcoll në banesën e fundit./ db/ Abcnews.al