Studimi: Vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s, 90% efektive ndaj Covid-19 në botën reale

schedule18:33 - 29 Mars, 2021

schedule 18:33 - 29 Mars, 2021

Një studim i bërë së fundmi ka zbuluar se vaksinat me teknologjinë e m-ARN-së, të prodhuar nga Moderna dhe partneriteti Pfizer-BioNTech janë 90 për qind efektive në parandalimin e Covid-19 në një mjedis në botën reale.

Studimi u publikua të hënën në Raportin Javor të Morbiditetit dhe Mortalitetit, një revistë elektronike e botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Për realizmin e këtij studimi janë ndjekur thuajse 4,000 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe punonjës të tjerë thelbësore në tetë vende të SHBA-ve ndërsa vaksinat e para Covid nisën të përhapeshin fillimisht në dhjetor.

Pjesëmarrësit u testuan çdo javë për të parë mundësinë e të gjitha rasteve të infektimit, madje edhe ato asimptomatike. Në periudhën nga 14 dhjetori 2020, deri më 13 Mars 2021, gati 75% e punonjësve në grup morën të paktën një dozë të njërës prej vaksinave me teknologjinë mARN.

Efektiviteti i vaksinës pas dy dozave ishte 90% – afërsisht në përputhje me 95% dhe 94% që vaksinat Pfizer dhe Moderna treguan, përkatësisht, në testet klinike që mbështesnin autorizimet e tyre të përdorimit për rast urgjent.

Po ashtu, nga studimi u dol në përfundimin se edhe doza e parë e vaksinës ishte 80% efektive në parandalimin e infeksionit, duke filluar nga dy javë pas marrjes së asaj doze. Sidoqoftë, ky vlerësim vlen vetëm për periudhën e shkurtër deri në administrimin e dozës së dytë.  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!