Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti e cilëson të trishtë lajmin e largimit të parakohshëm nga jeta të Bashkim Finos.
Në një postim në Facebook ai thotë se shumë njerëz ikën para kohe dhe në pabesi për shkak të koronavirusit.
“Na la edhe Bashkim Fino, lajm i trishtë. Shumë njerëz ikën para kohe dhe në pabesi të CoVid19.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën, bashkëndjej me dhimbjen e tyre.
Të dashur miq, ju lus të bëni kujdes dhe t’i përmbaheni masave sepse ky virus është i pamëshirshëm” shprehet Ahmeti./ Abcnews.al