Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ambasada amerikane mesazh për Finon: Do të kujtohet për udhëheqjen e qeverisë së “Pajtimit Kombëtar”

schedule13:09 - 29 Mars, 2021

schedule 13:09 - 29 Mars, 2021

Ambasada amerikane i ka shprehur ngushëllimet familjes Fino, pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist. Përmes një deklarate, selia diplomatike amerikane në Tiranë shkruan se Bashkim Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe,” shkruan ambasada.

Bashkim Fino u nda nga jetë orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria ka shpallur sot ditë zie kombëtare. g.v/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!