“Dëshmor i Atdheut”, Peleshi: Arjan Sala nuk do të jetë më heroi i heshtur që dha jetën për kolegët

schedule13:06 - 29 Mars, 2021

schedule 13:06 - 29 Mars, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas dorëzimit të certifikatës “Dëshmor i Atdheut”, familjarëve të Arjan Salës i cili humbi jetën në betejë me flakët në një magazinë në Tiranë, ku shpëtoji rreth 20 kolegë.

Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë Arjan Sala nuk do të jetë më ai heroi i heshtur që dha jetën për të shpëtuar kolegët e tij, por emri dhe akti i tij do të kujtohen dhe nderohen nga i gjithë kombi.

I hidhëruar që shpallëm “Dëshmor i Atdheut” një baba aq të ri, por i privilegjuar që në emër të qeverisë të nderoj një djalë aq trim, akti heroik i të cilit preku zemrat e gjithë kombit.

Arjan Sala nuk do të jetë më ai heroi i heshtur që dha jetën për të shpëtuar kolegët e tij, por emri dhe akti i tij do të kujtohen dhe nderohen nga i gjithë kombi.

Shpresoj që kjo mirënjohje e gjithë shoqërisë sonë, ta ngushëllojë sadopak familjen e dëshmorit!”, shkruan Peleshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!