Ruçi i jep lamtumirën e fundit Bashkim Finos: Mezi prisja që t’i bashkohej ekipit të Fierit

schedule12:23 - 29 Mars, 2021

schedule 12:23 - 29 Mars, 2021

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dhënë lamtumirën e fundit deputetit socialist Bashkim Fino. Ruçi pas homazheve në nder të Finos, e vlerësoi atë si një nga personazhet më me kontribute në politikën shqiptare.

I prekur nga humbja e tij, kryeparlamentari tha se mezi priste që Fino t’i bashkohej ekipit të Fierit, ku edhe u përcaktua të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit.

“Do ta kujtoja si një njeri buzagaz dhe me zemër të madhe për bashkëshorten, djalin dhe vajzën. Do ta kujtoja si njeri me zemër të madhe në familjen e tij politike, PS. Do ta kujtoja si legjislator, si një pushtetar nga kryera bashkie, kryeministër dhe zv kryeministër. Do ta kujtoja si një njeri zemër madh edhe me kundërshtarët e tij politike. Jam këtu për ta kujtuar, si mik, si vëlla, si shok, si bashkëudhëtar, si shqiptar. Do të na mungojë shumë, mezi e prisja që ti bashkoheshe ekipit të Fierit ja që sje e thënë. Lamtumirë i dashur ,” tha Ruçi para mediave. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!