Ka vijuar ditën e sotme në ditën e dytë të tij, vaksinimi masiv anti-COVID i të moshuarve mbi 70-vjeç, në sheshin Skëndërbej.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu takoi nga afër disa prej të moshuarve që morën vaksinën duke i këshilluar ata të bëjnë shumë kujdes pasi duhen disa javë deri në arritjen e imunitetit.
Ministrja u takua edhe me një zonjë e cila ditën e sotme feston përvjetorin e lindjes dhe pikërisht në këtë ditë ka zgjedhur të marrë vaksinën. Ajo përshëndeti nga kamerat fëmijët e saj jashtë shtetit dhe në atë moment u përlot.
“Unë sot kam datëlindjen dhe do bëj vaksinën. Jam shumë e kënqur, Ishalla më dëgjojnë kalamajtë i kam në Amerikë dhe Kanada”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al