Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Meta: Miku, kolegu e familjari shembullor, dhimbje që na la pa fjalë

schedule09:12 - 29 Mars, 2021

schedule 09:12 - 29 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID. Meta  shkruan se ndarja nga jeta e papritur e mikut, kolegut dhe kryeministrit të vitit të vështirë 1997 i ka lënë të gjithë pa fjalë.  Ai u shpreh ngushëllimet familjarëve të Finos.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”, shkruan Meta.

Për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos kanë reaguar shumë politikanë të shquar, ish-kolegë të tij në “gardën” e vjetër të socialistëve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!