Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama: Sot ditë zie, aktivitetet tona elektorale ndalen

schedule08:18 - 29 Mars, 2021

schedule 08:18 - 29 Mars, 2021

Kryeministrti Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Në një shënim në rrjetet sociale, Rama shkruan se humbja e Finos është e pabesueshme.

Kreu i qeverisë thekson se sot është ditë zie dhe aktivitetet elektorale të PS do të ndalen për të nderuar kujtimin e tij.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë?

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

Deputeti socialist humbi betejën me Covid-19, pasi prej ditësh ishte i shtruar në spital. g.v/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!