Uzuni: Ishim të detyruar të qëndronim të mbledhur, e vështirë t’i çaje

schedule20:04 - 28 Mars, 2021

schedule 20:04 - 28 Mars, 2021

Shqipëria nuk ia doli të ndalë Anglinë, teksa u mposht me shifrat 0-2  në “Air Albania”. Pas ndeshjes për Supersport foli Myrto Uzuni, që kishte edhe një mundësi të mirë në nisje të ndeshjes.

“Mundësia ishte e mirë, ishte fillimi i ndeshjes dhe mund të shënonim dhe të merrnim të paktën 1 pikë ndaj një kundërshtari të fortë si Anglia. Kur sheh një skuadër si ata, duhet të qëndrosh kompakt sepse ata shfrytëzojnë zonat boshe.

Duhet të merrnim përsipër ne në sulm, por është shumë e vështirë të depërtosh edhe në mbrojtjen e tyre. Ndiej keqardhje sepse të gjithë ndjejmë keqardhje, por përsa i përket rastit duhet të punojmë më shumë në stërvitje”, u shpreh Uzuni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!